Njerëzit e LSI dhe Ilir Metës po mbajnë me thonj federatën, ja kandidaturat për president
Dorëheqja e Elez Gjozës si president i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes pak javë më parë, për shkak të skandalit të dopingut që përfshiu ekipin kombëtar ku sportistja jonë kampione bote Romela Begaj doli pozitive në testin antidoping, ka sjellë një situatë të paqartë në krye të federatës së shtangës, pasi, edhe pse i dorëhequr, Gjoza dhe grupi i tij po mbajnë peng shtangën shqiptare. Kjo pasi në krye të federatës është caktuar Gudar Beqiraj, por askush nuk e di se me cfarë procedure Beqiraj e ka marrë këtë rol. Si Gjoza dhe Beqiraj njihen si njerëz që kanë mbështetjen e LSI dhe kreut “de fakto” të saj, Ilir Metës, aktualisht President i Republikës.
Për shkak të njollës së dopingut dhe zhvillimeve në federatë, qeveria europiane e shtangës vendosi t’ia heqë të drejtën Shqipërisë për të pritur Kampionatin Europian, aktivitet që është vendosur tashmë se do të zhvillohet në Rumani. Menjëherë pas kësaj veprimtarie, e cila mbyllet në hyrje të prillit, do të zhvillohen zgjedhjet për president të FSHP-së. Me siguri që Gjoza nuk do të jetë më në garë, se ndryshe do të ndodhte “hataja”, por dyshimet e komunitetit të peshëngritjes janë që partia e Metës do të nxjerrë kandidaturë për president pikërisht Gudar Beqirajn, nisur nga njohjet që ai ka. E vërteta është se komuniteti nuk e do, por sic ndodh zakonisht me LSI-në dhe Ilir Metën, pak pyeten nejrëzit e komuniteit dhe ata që shpenzojnë energji e derdhin djersë për këtë sport, atyre u intereson vetëm vota, pak rëndësi ka kush e lëshon atë. Pra tafari i Elez Gjozës e Gudar Beqirajt nuk do ta lëshojë lehtë shtangën as këtë herë.
Dy emrat e tjerë të përmendur si kandidatura të mundshme janë ai i Dhori masllavicës, një biznesmen që ka kompaninë “Masglass” dhe ka mbi 10 vjet që sponsorizon në peshëngritje, duke pasur dhe një ekip privat me të njëjtin emër dhe që shihet si kandidatura potencialisht e duhura për shtangën, nisur së pari nga mbështetja që Masllavica ka te komuniteti i peshëngritjes, ndërkohë që në vetë radhët e komunitetit po lakohet së fundmi edhe emri ni ish-presidentit të federatës së shtangës, Esat Ademit, megjithatë nuk është zyrtar. Emër i vetëm i konfirmuarnë garë deri më tani është vetëm Dhori Masllavica, që ka shanse të fitojë këtë herë presidencën e FSHP-së. A do ta lejojë grupimi I Ilir Metës të zgjidhet? Kjo do të varet nga klubet që kanë të drejtë vote. Atje ku fut hundët Meta dhe LSI prishet procesi dhe dëmtohet sporti dhe të gjithë shpresojnë mos të ndodhë ky skenar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



