E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E mitura u abuzua seksualisht dhe abortoi, drejtori përgjegjës dha dorëheqjen
Lajme

E mitura u abuzua seksualisht dhe abortoi, drejtori përgjegjës dha dorëheqjen

Drejtori i Entit për Kujdesin e Fëmijëve 25 – Maji në Maqedoni, Stevço Sokolovski sot dha dorëheqjen për arsye morale.

Dorëheqja vjen pasi Organizatat Joqeveritare Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve, zbardhi se për shkak të abuzimit seksual me një vajzë 13-vjeçare, asaj i është dashur të abortojë, pasi ka mbetur shtatzënë.

Nga Qendra njoftuan se derisa vajza i ishte nënshtruar abuzimit seksual, ka qenë nën përkujdesjen e institucionit shtetëror. Që në mars të vitit të kaluar OJQ-ja, ka marrë informacion nga prindërit e vajzës, se ajo është zhdukur nga institucioni.

Jozyrtarisht, ajo u mor me forcë nga një burrë më i moshuar, është dërguar në një qytet tjetër dhe është detyruar në marrëdhënie seksuale dhe punë fizike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.