E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ismail Kadare, letrën e Vlahutinit ia nis dhe Voltana Ademit, pas fyerjeve që i bëri Rama dje.
Uncategorized

Ismail Kadare, letrën e Vlahutinit ia nis dhe Voltana Ademit, pas fyerjeve që i bëri Rama dje.

SATIRË: Ismail Kadare, letrën e Vlahutinit ia nis dhe Voltana Ademit, pas fyerjeve që i bëri Rama dje.

 

Letër për Voltana Ademin,Kryetare e Beshkisë Shkodër

E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në derën e bashkisë që ju drejtoni. Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë. Megjithatë, ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq. Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë. E dashur Voltana Ademi, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacenueshme.

​​​​​​Ismail Kadare​ ​​​​​​Paris, 15 maj 2017

SHËNIM: Vetëm fjalët me të zeza janë ndërruar nga letra që Kadare i nisi Romana Vlautin pak ditë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.