Avokati Saimir Vishaj:Nëse janë zbuluar shkelje do të ketë hetime penale edhe për Llallën
Avokati Saimir Vishaj deklaroi ditën e djeshme se dorëheqja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla nga sistemi i drejtësisë dhe ndërprerja e procesit të vetingut për të, janë të ligjshme.
Vishaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese prevalon mbi ligjin në këtë rast, duke i dhënë të drejtë çdo gjyqtari ose prokurori që të paraqesë dorëheqjen e tij, edhe pse mund të ketë nisur procesi i vetingut. “Për aq kohë sa është në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët edhe qoftë një ditë përpara mbarimit të hetimit ndaj tyre kanë të drejtë të heqin dorë nga funksionet e tyre. Në momentin që heqin dorë, hetimi ndaj tyre ndërpritet. Kjo gjë vjen si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Saimir Vishaj. Por nga ana tjetër, ai i bëri thirrje politikës shqiptare që të mblidhen sa më shpejt në mënyrë që ta ndryshojnë këtë nen të Gjykatës Kushtetuese që u jep të drejtë emrave të drejtësisë të dorëhiqen. “Kjo do të thotë se Parlamenti duhet të mblidhet urgjentisht për të ndryshuar diçka ose këtë dispozitë të Kushtetueses dhe të reformës në drejtësi sepse për aq kohë është vendim i Gjykatës Kushtetuese, është akt normativ, është akt ligjor ai”, theksoi kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë.
Hetimet penale
Avokati Saimir Vishaj e vijoi më tej reagimin e tij për gazetën duke u shprehur se pavarësisht se emra të njohur të drejtësisë shqiptare kanë paraqitur dorëheqjen, sërish për ta mund të nisë një hetim penal nëse konstatohen shkelje ligjore. Duke marrë si shembuj rastin e Adriatik Llallës, të Xhezair Zaganjorit apo atë të Bashkim Dedjes, Vishaj nënvizoi se të gjithë mund të jenë subjekt hetimi të Gjykatës së Krimeve të Rënda në rast se dyshohen për lidhje me korrupsionin, për pastrim produktesh ose edhe për shpërdorim detyre. “Ndahet në dy pjesë: pjesa e parë është që a ka fuqi ligjore.
Dorëheqja e Llallës
Disa ditë më parë ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i paraqiti dorëheqjen e tij Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Përmes një letre, Llalla shpjegoi se për momentin nuk do të ishte më pjesë e sistemit të drejtësisë, duke hequr dorë kështu edhe nga e drejta për tu emëruar gjyqtar në një prej Gjykatave të Apelit në vend. Sipas burimeve të gazetës, Llalla nuk e pëlqente idenë që nga kryeprokuror të përfundonte në një gjyqtar të thjeshtë rrethesh, teksa flitet se ai do të ushtrojë profesionin e avokatit për disa kohë. Ndërkohë, vetëm disa ditë më pas Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ndërpreu procesin e vetingut për Llallën. vendimi i Gjykatës Kushtetuese që u jep të drejtë të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të heqin dorë. Kjo është e drejtë sepse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
Ndërsa qoftë Llalla, qoftë Zaganjori, qoftë Bashkim Dedja për aq kohë sa organi procedues mund të ketë një dyshim për vepra penale, qoftë të korrupsionit, apo pastrim produktesh, apo shpërdorim detyre mund të vazhdojnë një hetim në lidhje me pasuritë e tyre. Patjetër që mund të fillohet një hetim. Të gjithë janë subjekt, në qoftë se ka prova për korrupsion ose për pastrim produktesh dhe shkelje të ligjit, janë dy vepra penale të ndryshme për të cilat gjykata e korrupsionit dhe e krimit të organizuar ose Gjykata e Krimeve të Rënda mund t’i ketë subjekt këto. Çdo gjyqtar i lartë ose prokuror i lartë që akuzohet, menjëherë fillon hetimi pasuror ndaj tij”, deklaroi avokati Saimir Vishaj
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


