E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gati ndryshimet e ligjit për skemën e kontributeve për pensionistët në fshat
Publik News

Gati ndryshimet e ligjit për skemën e kontributeve për pensionistët në fshat

Pensionet, zbardhen 2 skemat e reja për kontributet

Ministria e Financave ka gati ndryshimet e ligjit për skemën e kontributeve për pensionistët në fshat.

Ndryshimet parashikojnë ofrimin e dy shkallëve për pagesat e kontributeve të fermerëve. Sot, fermerët e zonave malore paguajnë 28 mijë lekë kontribute në vit për efekt pensioni.

Në rast se ata do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë masë, ndryshimet e ligjit parashikojnë që paga minimale mbi të cilën paguhet kontributi për efekt të llogaritjes së pensionit, do të jetë 14 mijë lekë. Nëse fermeri zgjedh të paguajë kontribute sa i vetëpunësuari në qytet, pra, 76 mijë lekë në vit, pensioni do t’i llogaritet mbi pagën minimale.

SKEMAT E KONTRIBUTEVE

Sipas Lerës, skema e parë parashikon që në rast se fermerët do të paguajnë 28 mijë lekë kontribute, sa paguajnë sot, pensioni do t’i llogaritet me më shumë se gjysma e pagës minimale, pra, me 14 mijë lekë. Skema e dytë parashikon që nëse fermerët do të paguajnë 76 mijë lekë në vit kontribute, sa të vetëpunësuarit në qytet, do të përfitojnë pension të llogaritur mbi pagën minimale. Ndryshimet nuk do të jenë detyruese, pasi fermerët kanë të drejtë të zgjedhin se sa kontribute do të paguajnë për efekt pensioni.

“Sot, bujku është i kategorizuar në dy grupe: bujk në zona fushore dhe bujk në zona malore dhe ka një sistem për kontributin e sigurimeve shoqërore. Në zonën fushore paguan 38 mijë lekë në vit ose 3 mijë lekë në muaj dhe në zonat malore 2728 mijë lekë, por ndërkohë përfitimin e kanë si i vetëpunësuari në qytet, që paguan 76 mijë lekë në vit. Pra, paguan gjysmën e kontributit dhe përfiton sa i vetëpunësuari në qytet. Kjo nuk është e drejtë.

Çfarë bëmë ne? Dakord, këta të fshatit po të duan të kontribuojnë me pagën minimale, pra, 76 mijë lekë në vit, sa paguan i vetëpunësuari në qytet dhe të marrin pension siç do të marrë ky nesër, ose të paguajë më pak siç paguajnë sot, por nesër nuk do të përfitojnë pension siç e përfiton ky, por do ta përfitojnë në raport me pagesën që bëjnë.

Pra, zgjidhja do të jetë me dy shkallë, kush do të ngelet me këtë nivel kontributi 28 mijë lekë, paga mbi të cilën do të llogaritet pensioni, do të jetë më e ulët, do të jetë 14 mijë lekë.

Kush do të paguajë me pagën minimale, që është 22 mijë lekë tani, pra, të paguajë 76 mijë lekë në vit kontribute, do të marrë pension minimal si ai në qytet. Pra, kjo është fakultative, nuk është detyruese”, u shpreh Lera. Drejtori i Politikave Fiskale shpjegon se ndryshimet synojnë që përfitimi i raportit të pensionit të jetë në raport me kontributet që paguhen.

“Pra, bujku paguan gjysmën e kontributit dhe përfiton sa i vetëpunësuari në qytet. Kjo nuk është e drejtë. Pra, jo që dikush të paguajë 2 lekë dhe të përfitojë 10 lekë dhe dikush tjetër të paguajë 7 lekë dhe të përfitojë 10 lekë. Përfitimi i pensionit do të jetë në raport me atë që paguhet”, sqaroi drejtori i Politikave Fiskale.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.