E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehet telefoni legjendar i kompanisë Nokia
Publik News

Rikthehet telefoni legjendar i kompanisë Nokia

Në vitin 1996 është hedhur në treg telefonin origjinal Nokia 8110 dhe tre vite me vonë goditi në filmin The Matrix ndërsa e mbante në dorë aktori Keanu Reeves. Nokia në atë periudhë ishte furnizuesi kryesor i telefonisë celulare në botë.Dhe tani pas 22 vitesh Nokia 8110 po risillet në jetë e po rikthehet në treg. Nokia 8110 4G përmban një dizajn të lakueshëm të njohur dhe madje vjen në opsionin e ngjyrës së verdhë banane, si dhe variantet më serioze tradicionale të zezë. Gjithashtu, në pjesën e poshtme ka një slider-cover, që siguron ndjeshmëri të prekshme kur bëhen thirrjet. Nokia 8110 ka zgjedhur formatin Smart Feature OS, kështu që nuk do të gjeni aplikacionet e Adroid si në telefonat e tjerë Nokia.Megjithatë po krijohen dhe një ‘app store’ për paisjen, e cila do të përfshirë edhe Facebook.Ndryshe nga Nokia 3310, 8110 do të zotërojë mbështetjen e LTE në të gjithë Evropën, si edhe përmban versionet për mbajtjen e dy kartave brenda. Ndërsa telefoni banane duket i madh në foto, është relativisht i vogël me një ekran 2.4 inç dhe kamera 2 megapixel. Ju do të keni akses dhe një lojë ‘Snake’ që është rikrijuar.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.