“Kam takuar shumë kryeministre në jetën time, thotë Wooley ndërkohë që kamerat po e shoqëronin nga korridori i parlamentit, e më pas me kamerën e fokusuar tek fytyra e Arden, ai shton: Por s’kam parë askënd kaq të zgjuar, kaq të re dhe kaq tërheqëse”.
Por intervista u pasua me tallje nga shumë të rinj në mediat sociale, të cilët mbrojtën kryeministren duke thënë se ai e kishte tejkaluar me komentet.
Një pjesë e komentuesve shprehen se intervista ishte e pështirë dhe e mërzitshme. “Si mundet një bukuroshe si ty të futet në botën e shëmtuar të politikës”, ishte një nga pyetjet e Wooley.
Por Ardern duke buzëqeshur ia kthen: Njerëzit e mirë futen në politikë.
Ndërkohë që pyetjet e Wooley rreth shtatzënisë së saj e vunë në siklet kryeministren. Cila është data e saktë e lindjes së fëmijës? (duke e lidhur me fushatën zgjedhore të 17 qershorit)



