Të kapa Chek – up!
Sa herë që Bimi shkonte tek mjeku i familjes për vizitë, pyetja e parë ishte :
– Bimi,kur e ke bërë Chek – up – in për herë të fundit?
– Para një muaji, doktor!
– O burra, vrap një chek – up tjetër…. Jam prapa me planin!
Dhe Bimi ishte njeriu i 20 chek-up-ave brenda një viti, por dhe personi më i shëndetshëm, deri në atë ditë.
Chek – upi I fundit e trembi. Mjeku I familjes vrenjti fytyrën, teksa shihte rezultatet e analizave :
– Keq puna o Bimi! Ti I nderuar vuan nga diabeti, ke mangësi në rruazat e kuqe të gjakut, mëlçinë e ke të zmadhuar…Zemra ka filluar të plaket..
– Bobo, – murmuriti Bimi. – Koleksion sëmundjesh… Po kur më dolën kaq shumë diagnoza për një muaj!
– Unë u besoj analizave, – tha mjeku. – Chek – upi ynë është i nivele europiane!
“Mirë që nuk më nxorën me barrë!”
Të nesërmen, Bimi u paraqit në një klinikë private. Bëri chek – upin dhe laborantia i tha :
– Ju zotëri gëzoni shëndet të plotë!
– Të kapa mat o chek – up! – e ngriti zërin Bimi, duke e lënë të habitur laboranten
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




