“Negociatat për detin me Greqinë”, Meta: Marrëveshja e drejtë kërkon bashkëpunim dhe seriozitet
Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme, për marrëveshjen e detit me Greqinë.
Zyra për shtyp e Presidencës njofton se “presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet”.
Gjithashtu theksohet se presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



