E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Petrit Vasili ironizon : “7 ditët e standartit të zgjedhjeve të opozitës”
Uncategorized

Petrit Vasili ironizon : “7 ditët e standartit të zgjedhjeve të opozitës”

Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar për herë të parë në lidhje me marrëveshjen e arritur mes Ramës dhe Bashës, e cila e prek atë si personin që mban postin e Ministrit të Drejtësisë, karrige që tashmë do t’i “dorëzohet” opozitës.

Përmes një statusi në rrjetin e tij social, Petrit Vasili shprehet i kënaqur në lidhje me marrëveshjen për të cilën, siç shkruan ai, LSI luftoi deri në fund.

Kreu i LSI thekson se është mjaft i kënaqur që opozita më në fund do të bëhet pjesë e procesit zgjedhor që do të kulmojë me 25 qershor.

Në lidhje me dorëzimin e postit të Ministrit të Drejtësisë, Vasili shkruan se largimi do t’i japë mundësinë dhe kohën e nevojshme që t’i dedikohet plotësisht fushatës elektorale të LSI-së, në mënyrë që të dalë forca e parë politike pas zgjedhjeve.

Por Vasili ka ironizuar gjithashtu edhe paktin mes Ramës e Bashës, duke thënë se shpreson që opozita të realizojë objektivat e saj, në një javë kohë të shtyrjes së zgjedhjeve…

Ja çfarë shkruan Vasili:

Jam i kenaqur qe me ne fund u arrit marrëveshja qe luftova deri ne fund. Jam i kenaqur edhe qe opozita do te mare pjese ne zgjedhje.

Clirimi nga detyrimet burokratike me jep gjithë kohen qe t’i dedikohem fushates per te nxjerre LSI-ne force te pare.

Shpresoj qe ne keto 7 dite te cmuara te shtyrjes se zgjedhjeve, opozita do te realizoje objektivat e saj per standarde te larta ne zgjedhje, luften kunder droges dhe dekriminalizimin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.