Politika e partive të vjetra ka shteruar dhe nuk frymëzon më askënd
Në Itali M5S një parti e re, me lidera të rinj, hodhi tuç të vjetrat pasi guxoi. Në Greqi Cipras, një lider i ri dhe enegjik u bë KM pasi asgjësoi Pasokun legjendar.
Në Spanjë Podemos, një forcë e re progresive qeveris bashkitë e mëdha dhe është e projektuar si forcë kryesore.
Në Francë Macron asgjësoi të dyja partitë tradicionale dhe u zgjodh president.
Në Çeki Andrej Babis i Ano2011 bëri të njëjtën gjë duke jua grabitur pushtetin forcave historike dhe u zgjodh kryeministër. Etj shembuj plot. Bota po shkundet.
Pse po ndodh kjo? Sepse politika tradicionale në përgjithësi ka shteruar dhe nuk frymëzon më e njerëzit po kërkojnë burime të reja. Politika nuk mund e nuk duhet të jetë thjesht pazar numrash apo luftë e ftohtë për pushtet.
Ajo duhet të frymëzojë. Duhet të reflektojë pasion, shumë pasion. Duhet të jetë e bukur dhe e vërtetë, jo thjesht fasadë. Njerëzit kanë nevojë të besojnë, të ëndërrojnë, të shpresojnë dhe kanë kuptuar/po kuptojnë/do kuptojnë se e vjetra nuk i ka më këto produkte.
Stabiliteti nuk mjafton më. Ndryshimi nuk tremb më.
E vjetra është e destinuar të shembet, herët ose vonë. Ose do përshtatet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



