E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dibrani i  kërkuar për vrasje, arrestohet nga policia
Lajme

Dibrani i kërkuar për vrasje, arrestohet nga policia

Finalizohet operacioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Vrasje”, “Vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen”.

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Interpol Tirana

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në  bashkëpunim me Interpol Tirana, në Maqellarë-Dibër, kanë bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Argit Turshilla, 25 vjeç, lindur në Maqellarë, Dibër.

Ky perosn është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali pasi Gjykata e Santa Maria Capua Vetere/Itali,  ka lëshuar Urdhër Arrestin Ndërkombëtar për këtë shtetas për veprat penale “Vrasje” dhe “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen”, parashikuar nga legjislacioni Italian.

Maksimumi i dënimit 30 vjet burg.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 23.09.2015 shtetasi Argit Turshilla në bashkëpunim me shtetasin R. T. në lokalitetin Santa Maria Capua Vetere/Itali gjatë një grabitje me armë kanë vrarë shtetasin italian P. G

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.