Erion Veliaj kërcënon ‘bosin’ në Tiranë: “Bëje prapë po ta mbajti”
Kryetari aktual i Bashkë së Tiranës, Erion Veliaj njihet edhe si një nga politikanët më aktiv në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit ndryshimet e bëra në kryeqytet, projektet e reja, por edhe ndonjë ngjarje devijuese të qytetarëve dhe pasojat që vijnë prej tyre.
Rasti i fundit i publikuar prej tij ka qënë një rast që ndodh disi rëndom në rrugët e Tiranës, e njëri prej shkelësve të këtij rregulli është bërë shembull nga Veliaj.

Ai ka postuar një foto ku duket një makinë ‘Mercedes Benz’ e llojit të fundit e parkuar mbi vijat e bardha të këmbësorëve. “Ta gëzosh super makinën.Ta gëzosh dhe gjobën maksimale meqë ke parkuar aty ku kalojnë nënat e fëmijët.
Bëje prapë nesër dhe e sheh zgupthi Benzin” shkruan Erion Veliaj duke e shoqëruar pamjen e parkimit të gabuar edhe me fletën e gjobës.
Nëse nuk doni të përfundoni në llogarinë e Veliajt në Facebook, përveçse gjobës, mos parkoni kështu!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



