E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vendoset me ligj : Asnjë lek për televizionet nga partitë gjatë fushatës
Lajme

Vendoset me ligj : Asnjë lek për televizionet nga partitë gjatë fushatës

Më këtë ndryshim synohet të zbehet roli i qeverisë në fushatën zgjedhore duke patur parasysh se partitë në pushtet kanë më shumë mundësi të paguajnë.

Dy partitë më të mëdha politike kanë vendosur sot të heqin reklamat politike me pagesë përgjatë fushatës zgjedhore në televizione. Në një ndryshim në kodin zgjedhor është vendosur që televizionet private duhet të transmetojnë 90 minuta falas reklame politik për dy partitë më të mëdha parlamentare, 45 minuta për partitë politike më të vogla parlamentare si dhe 10 minuta për partitë e tjera që garojnë në zgjedhje.

Këto ndryshime do të ndiqen ndërkaq edhe me penalitete të mëdha për ata që nuk i respektojnë ato me gjoba të mëdha që kapërcejnë shumë 4 milionë lekë të reja.

Televizionet private do të rimbursohen në formën e shpenzimeve të zbritshme, paratë e llogaritura si mungesë të ardhurash për këtë shkak.

Por fillimisht ato humbasin miliona euro te sigurta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.