Drejtoresha e Bujqësisë e dënuar një herë për “shpërdorim detyre”
Drejtorja e Bujqësisë në Lezhë s’i ka për herë të parë prangat, korrupsion me pronat
Drejtoresha e Bujqësisë në bashkinë e Lezhës, Gjelina Bacaj, e arrestuar përr skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun”, duket se nuk e ka për herë të parë korrupsionin me pronat dhe as arrestimin.
Dje, 58-vjeçarja Bacaj u la me masën s eigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Lezhës, por në vitin 2013, ajo është akuzuar dhe dënuar për “shpërdorim detyre” në një tjetër rast të ngjashëm: ka shpërdoruar detyrën duke nxjerrë dokumente false për disa shtetas sikur figuronin të patrajtuar me pronë. Në atë kohë, Bacaj ishte zyrtare e Komunës së Shënkollit dhe ka lëshuar vërtetime për personat e tjerë, sikur ata nuk ishin trajtuar më parë me pronë nga ligji.
Vendimi për Bacajn shkruan: “Nga këqyrja e këtyre vërtetimeve, është konstatuar se ato janë nënshkruar nga Gjelina Bacaj, me cilësinë e përfaqësueses së Komunës Shënkoll dhe SH.G., me cilësinë e përfaqësuesit të SAMT Lezhë. Më tej, vërtetimet mbajnë vulën e Komunës Shënkoll dhe të Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbi vendimin e Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, eksperti kriminalistik i Drejtorisë së Policisë Shkencore Tiranë, me akt ekspertimin grafik “shkrimi e nënshkrimi”, nr. 2252, datë 27.02.2013, ka konkluduar se dorëshkrimet e plotësimeve ndërmjet teksteve në vërtetimet e lëshuara në emër të të pandehurve Z.N. dhe K.B. janë shkruar nga shtetasja Gjelina Bacaj”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



