E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Seks ‘on line’,  2 persona në pranga
Lajme

Tiranë/Seks ‘on line’, 2 persona në pranga

Janë arrestuar në Tiranë 2 përsona të akuzar për shfrytëzim prostitucioni. Përsonta e arrstira kishin krijuar një linjë trafiku prostitucionin on line.

Nga veprimet hetimore, shpjegon policia, rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Në njftimin e policisë thuhet se: Finalizohet me sukses operacioni “Chat Line 5” dhe janë  arrestuar 2 shtetase dhe procedohet penalisht një tjetër për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “Chat Line 5”, ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

• B.S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje “Chat Line” për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe ” Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 i Kodit Penal.

• A.K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni” shtetasja:

• M.A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit, aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B.S., dhe për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 për shtetaset A.K., dhe M.A.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.