A po shiten gylenistët nga shqiptarët te Erdogan?
6 gulenistëve në Kosovë u janë refuzuar lejet e qëndrimit dhe ky vendim sipas autoriteteve është marrë për shkak të sigurisë shtetërorë. Ata janë arrestuar nga policia dhe menjëherë janë nisur drejt Turqisë ku do t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore atje. Gyelnistëve në Kosovë nuk iu dha e drejta as për ta ankimuar këtë refuzim për lejeqëndrimi edhe pse ligji e parashikon. Ata akuzohen si përkrahës të Gylenit.
Që nga njoftimi i arrestimit të tyre në rrethana misterioze ka pasur shumë reagime në të cilat u është bërë thirrje institucioneve kosovare që të mos përmbushin kërkesa e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për t’i depërtuar shtetasit turq për shkak se nga pushteti atje konsiderohen si armiq.
Sipas ‘Klan Kosova’ të 6 gylenistëve nuk iu kishte mbaruar ende leja e qëndrimit në Kosovë por tashmë janë nisur drejt Turqisë, do të jenë në dorë të Erdogan. Vendim ky i marrë nga qeveria e Kosovës por me kërkesë të autoriteteve turke. Ka akuza se kjo është një marrëveshje mes Erdogand dhe Thaçit. Protesta të shumta ka pasur edhe nga nxënësit e tyre të cilët nuk e quajnë normale lejën e dhënë nga qeveria. Pritet që në orën 18:00 të ketë një protestë në qëndër të Prishtinës në lidhje me këtë çështje.
Cilët janë 6 gulenistët?
6 gulenistë janë :Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina. Pesë prej të tyre janë drejtues të Kolegjit ‘Mehmet Akif’ në Kosovë, dhe një ishte mjek.
Sipas e medias turke “AA”, të 6 gylenistët janë dërguar në Turqi me aeroplan privat, të posaçëm të Agjencisë Turke të Inteligjencës
Kjo agjenci e lajmeve thotë se gjashtë të arratisurit, siç i quan pjesëtarë të Organizatës Terroriste FETO/PDY, krahas aktiviteteve në shtetet e Ballkanit, kanë qenë të angazhuar për sigurimin e arratisjes së punonjësve të organizatës në Turqi drejt shteteve të Evropës dhe SHBA-së. Nga qeveria e Kosovës nuk flitet për të tilla akuza. Madje Haradinaj është shprehur se nuk ka qenë në djeni të këtyre arrestimeve.
A po shiten gulenistët nga shqiptarët te Erdogan?
Nuk janë të pakta akuzat në drejtim të qeverisë në Kosovë se po ndihmojnë Erdoganin në kapjen e gylenistëve. Shumë vende perendimore nuk kanë pranuar t’i ekstradojnë gylenistët e cilësuar nga Erdogani si terroristë. Por qeveria e Kosovës nuk i ka quajtur as terroistë dhe nuk është pranuar që ky vendim është marrë në bashkëpunim me Erdogan.
Ministra e Brendshme ka njoftuar zyrtarisht se shtetasve turq në fjalë ua ka revokuar lejeqëndrimin në Kosovë. Arsyetimi i MPB-së për pesë shtetasit turq që drejtojnë një rrjet shkollash, të njohura në Kosovë, “Mehmet Akif”, ka qenë për arsye të sigurisë, por pa dhënë më shumë informacione.
Mediat e Kosovës shkuajnë se Policia është vënë në ndjekje të të tjerë shtetasve turq që janë në Kosovë, e që janë të identifikuar si përkrahës të Gylenit dhe drejtojnë institucione shkollore të kundërshtarit të Presidentit të Turqisë, Erdogan.
REAGIMET:
Ramush Haradinaj:
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk e ka zgjatur shumë rreth mënyrës së si u arrestuan 6 shtetas turq, të cilët pritet të deportohen në Turqi me urdhër të Erdoganit.
Ai tha se arrestimi ka ndodhur vetëm për shkak të mënyrës së qëndrimit.
“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit.
Si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veproj në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.”, shprehet Haradinaj.
Kadri Veseli:
“Arrestimi i sotshëm i gjashtë shtetasve turk, banorë me leje të vlefshme qëndrimi në Kosovë dhe punonjës në Kolegjin Mehmet Akif të akredituar sipas standardeve përkatëse të Kosovës, nuk përfaqëson as formën e duhur të zhvillimit të sundimit të ligjit as konsolidimit të nevojshëm të demokracisë. Ndërmarrja e veprimeve të tilla pa respektim të procedurave përkatëse dhe mungesë transparence lë hapësirë të theksuar për mëdyshje për veprimet arbitrare të autoriteteve në fjalë”, shprehet Veseli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



