Akuzat për Lu: Ka ndihmuar Ramën të kontrollojë drejtësinë dhe ka minuar opozitën
Të gjithë akuzat për ambasadorin Lu kanë ardhur nga Uashingtoni. Pas një hetimi të Judicial Watch dhe një nisme të 6 senatorëve. Ato nuk janë akuza nga Tirana. As nga Opozita. Dhe as akuza të kritikëve të reformës në drejtësi nga frika e ndëshkimit. Janë akuza që janë formuluar nga një organizatë ekspertësh konservatorë për tu vendosur mbi tavolinën e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo. Janë akuza me të cilat Donald Lu do të ballafaqohet në Uashington dhe jo në Tiranë. Kaq e thjeshtë është kjo cështje, gjithcka tjetër është ose “fake news” ose përpjekje për tju shmangur hetimit.
Media pranë Ramës, e paguar me paratë e pista të korrupsionit, krimit dhe trafiqeve te drogës po përpiqet këto ditë që “akuzat” që vijnë nga Uashingtoni për ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu ti paraqesë si akuza të opozitës. Rama dhe qëndra e tij e “Fake News” përpiqet ti paraqesë akuzat nga Uashingtoni si akuza të opozitës nga frika e reformës në drejtësi.
Rama vetë është fshehur nga frika por ka lëshuar “zagarët e medias “fake news”..”, edhe ata të sponsorizuara herë pas here më paratë e Sorosit, për të zhvlerësuar këto akuza që në fakt janë më të rënda që vijnë nga Uashingtoni, në adresë të Ramës.
Konkretisht nga këto akuza me burim nga Uashingtoni, rezulton se
Rama ka ardhur në pushtet dhe mbahet në pushtet i sponsorizuar nga Soros;
Rama ka vëndosur nën kontroll drejtësinë me sponsorizimin e Sorosit;
Rama ka arritur të grabisë “timonin dhe tepsinë” e pushtetit, me sponsorizmin e Sorosit;
Rama ka sulmuar dhe ofenduar kandidatin Trump me porosi të Sorosit;
Rama ka votuar kundër nismës së Presidentit të SHBA Trump për Jeruzalemin me porosi të Sorosit…
Organizata Judicial Watch ka shkruar “e zeza mbi të bardhë” për ambasadorin Lu:
“Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, i administratës së Obamës, ka qenë i lidhur ngushtë me Sorosin dhe qeverinë socialiste në Shqipëri. Në maj 2017, Lu ndihmoi të minoheshin veprimet e opozitës shqiptare për të protestuar ndaj zgjedhjeve të ardhshme parlamentare duke deklaruar se SHBA do të pranonin rezultatet e zgjedhjeve edhe në qoftë se partitë e opozitës do të refuzonin të merrnin pjesë”.
“Fondacioni Shoqërisë së Hapur-Shqipëri dhe ekspertët e saj, me financim nga USAID, kanë krijuar Dokumentin e diskutueshëm të “Strategjisë për Reformën Gjyqësore Shqiptare”. Mendohet se kjo ‘reformë’ ka pasur për qëllim t’i japë Kryeministrit Rama dhe qeverisë socialiste kontroll të plotë mbi gjyqësorin.”
Pra akuzat më të rënda për ambasadorin Lu, që vijnë nga Uashingtoni dhe jo nga Tirana, janë tre:
Donald Lu ka qënë i lidhur ngushtë me Sorosin;
Reforma e drejtësisë ka pasur për qëllim ti japë Ramës kontrollin e drejtësisë;
Donald Lu ka ndihmuar që të minioheshin veprimet e opozitës në prag të zgjedhjeve 2017.
Këto akuza do të vendosen mbi tavolinën e Sekretarit të ri të Shtetit, Mike Pompeo dhe do të jetë në tagrin e tij të thelloje hetimet e të marrë eventualisht vendimet përkatëse.
Opozita nuk ka asnjë një rol në të gjithë këtë investigim. Rama nuk mund të shpëtojë duke ja faturuar opozitës këto akuza në drejtim të ambasadorit Lu dhe ndaj tij.
Shqiptarët, këto ditë, shprehen: E vërteta doli! Ajo vonon por kurrë nuk harron!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



