E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mbyllen 80 biznese në Gjirokastër, TVSH rrezikon falimentin për dhjetëra të tjerë
Lajme

Mbyllen 80 biznese në Gjirokastër, TVSH rrezikon falimentin për dhjetëra të tjerë

Tabelat “Jepet me Qira” dhe qepenat e ulur mbizotërojnë në rrugën 18 Shtatori, e njohur si një prej zonave ku ushtrohet aktiviteti tregtar.

80 biznese të vogla kanë mbyllur aktivitetin e tyre në 6 muajt e fundit, ndërsa të tjerë thonë se rrezikojnë të shkojnë drejt falimentit, pas hyrjes në skemën e TVSH-së.

Kryetari i Dhomës Tregtisë e Industrisë në Gjirokastër, Maksim Hoxha flet për dy anë të medaljes.

Hoxha: Besoj që të jetë negative. Shpresoj që qeveria ta ketë si një provë.

Ai e vlerëson pozitive mbylljen e qarkut të TVSH, kërkesë kjo e biznesit të madh, por me efekte negative tek biznesi i vogël.

‘Mbyllja e qarkut të TVSh-së ka qenë problematike për bizneset e mëdha. Nga ana tjetër, bizneset e vogla mund të ketë biznese që mezi mbahen në këmbë, por mund të ketë biznese që tejkalojnë këtë prag”, thote ai.

Gjirokastra numëron rreth 1 mijë biznese të vogla, të cilat prej 1 prillit janë bërë pjesë e skemës së TVSH-së që përfshin të gjtiha subjektet me xhiro mbi 2 milion lek.

Vendimi është ka ngjallur protesta nga biznesi, por qeveria e ka bërë të qartë se nuk do të tërhiqet, POR në 6 muaj e parë nuk do të gjobitet dhe do të mbështetet për të shmangur parregullsitë /OraNews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.