Vendimi i Apelit për kuksianët, lojë e Rames për të kontrolluar aksionin opozitar!
Kreshnik Osmani
Shtatë kuksianë të lirë, katër të arrestuar dmth nje vendim i tipit “tërhiqe mos e këput.” Kryeministri po ushqen Opozitën me lugë bosh dhe justifikon ne një farë mënyre lirimin e disa protestuesve dhe njëkohësisht po ruan “autoritetin” e Qeverisë duke mbajtur kamxhikun ngrehur për katër të tjerë dhe për këdo që mund të mendojë të protestojë neser. Rama është duke blerë kohë që i duhet për të qetesuar dhe hutuar popullin e revoltuar dhe njekohesisht perpiqet te shese shtrenjte diçka që nuk ka vlere. Lirimi i pjesshem i kuksianeve nuk eshtë nder qe e dhuron kryeministri nepermjet gjykatave qe i kontrollon tashme plotesisht por eshte nje e drejte e tyre pasi jane arrestuar ne menyre plotesisht te paligjshme.
Rama do t’i lirojë ata të gjithë por po e ben kete gradualisht ne menyre qe te mos lere Opoziten qe e kontrollon plotesisht fare pa kauze. Ky lloj vendimi eshte i ngjashem me shperthimin e kontrolluar nepermjet te cilit Rama kontrollon pulsin e revoltes popullore dhe ate te Opozites.
Duke i lene nje gjysem kauze ne dore partnereve te tij me Opozite, Rama e furnizon Opoziten me nje kauze te kontrolluar opozitare duke ndihmuar ate te ruaje aksionin opozitar me çeshtjen e kuksianeve duke ndertuar nje dige te madhe ne bazenin e revoltes mbarepopullore qe mund të shpertheje nga çasti në çast!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



