E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet 1  Kg KOKAINË NË KAKAVIJË
Lajme

Kapet 1 Kg KOKAINË NË KAKAVIJË

 Shoferi shqiptar i autobusit arratiset me vrap. E kishte fshehur në…

Policia greke ka sekuestruar 1 kg kokainë të fshehur në autobusin e linjës Tiranë – Athinë. Sipas mediave greke, autoritetet kufitare të Greqisë kishin informacion se autobusi që ishte nisur nga Tirana dhe po udhëtonte drejt Greqisë, po transportonte edhe lëndë narkotike.

Agjentët kufitarë ushtruan kontrolle të hollësishme në autobus, deri sa gjetën kokainën të fshehur pranë sediljes së shoferit. Ky i fundit, kur kuptoi se policia kishte zbuluar drogën, braktisi autobusin dhe u largua me vrap drejt territorit shqiptar.

Nuk dihet nëse ai është arrestuar nga policia jonë kufitare apo ndodhet në arrati. Ndërkohë, pasagjerët e autobusit që po udhëtonin drejt Athinës, qëndruan për disa orë në Kakavije, deri sa mbërriti një tjetër autobus nga Shqipëria. Hetimet e policisë janë duke vazhduar për të zbardhur tërësisht këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.