Basha: Ja vendimet e forta që do të marr, sipas ekspertëve të Merkel dhe shembullit të Trump
Kryetari i PD0-së, Lulzim Basha, ka deklaruar qartë gjatë fushatës elektorale, se programi politik dhe ekonomik me të cilin do të vijë pushtet kërkon vendime të forta me të cilat do të duhet të përballet, por ato kanë vulën e eksprtëve më të mirë gjermanë dhe amerikanë:
Ja cilat janë pikat kryesore që Basha i zbardhi gjatë fushatë elektorale dje dhe sot, përveç uljes së ndjeshme të taksave:
“Unë do të marrë vendimet e forta, vendimet e duhura dhe për të cilat jam angazhuar dhe i kam marrë vendimet e para me ekipin fitues të republikës së re. Nuk ishin të lehta po i hapin rrugë vendimeve të reja. Unë nuk do të merrem me fasada, palma e shatërvanë…
O fermerë, ta keni të qartë, dy vjet kemi qënë bashkë. Programin e kemi vulosur me ekonomistët më të mirë, ata gjermanë, ndihmësit ekonomitë të Angela Merkel kanë vulosur programin.
Në funksion të kësaj dhe i frymëzuar nga shembulli i presidentit Trump, unë do të rikthej tarifat proporcionale doganore për të gjitha prodhimet bujqësore që vijnë nga jashtë Shqipërisë. Djersa e fermerit shqiptar do të barazohet me djersën e fermerit shqiptar; ata i subvencionon Europa. Aq sa i subvencionon Europa, aq do të duhet ta kenë shtesë, tarifën për groshën, qepën, mollën, portokallin e gjithçka tjetër që sjellin në Shqipëri. Kjo është konkurrenca e ndershme me djersën e fermerit shqiptar. Ky është vendim i fortë që kërkon përballje dhe unë do ta marrë që javën e parë
Tjetër…Çfarë dua të them me fjalën “ju do të keni pushtetin!”
Mbajeni mend: Kushtetuta do të ndryshojë. Deputetët do të zgjidhen direkt nga populli.
Nëse deputeti nuk mban fjalën, nuk ju përfaqëson, pa i mbaruar mandati, duke mbledhur një numër të caktuar firmash, mund të hapet procedura e thirrjes, e rithirrjes së deputetit, e shkarkimit nga njerëzit që e kanë zgjedhur.
Ky është një sistem amerikan. Nuk e kam shpikur unë. Kjo ndodh në Amerikë, kur guvernatori, senatori apo kryebashkiaku e bëjnë baltë, siç e kanë baltë këta, siç e kanë bërë baltë shumë politikanë në 25 vjet. Pra, nuk do të prisni më datën e zgjedhjeve, por me Kushtetutën do të keni të drejtën për të shkarkuar deputetët që ju lënë në baltë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


