Rama: Nuk ka punë në kafe duke i thënë Kryeministrit ‘o legen na gjej punë’
“Në të gjitha ndërmarrjet në Shqipëri ka vende pune”, tha Rama, ndërsa ka vënë theksin se qytetarët duhet të kërkojnë punën, pasi ajo nuk vjen në shtëpi.
“Puna nuk vjen në shtëpi, nuk është vetëm punë shteti dhe për ne është e domosdoshme të ndajmë këtë vijë, të funksionojmë si forcë lëvizëse që shtyn drejt punësimit në sektorin privat.
Pagat duhet të rriten, por duhet të rritet ekonomia dhe që kjo të rritet duhet të punojmë shumë fort të gjithë.
Në këtë panair ka paga të ulëta, mesatare por edhe të larta. Punë ka, por nuk është as në kafe me lekët e mamit dhe babit ose në Facebook duke i thënë kryeministrit ‘o legen na gjej punë”, u shpreh Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



