E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kalon “provën” e vettingut prokurorja Fatjona Memçaj, KPK shpall rikonfirmimin në detyrë
Publik News

Kalon “provën” e vettingut prokurorja Fatjona Memçaj, KPK shpall rikonfirmimin në detyrë

Prokurorja e Apelit Tiranë Fatjona Memçaj ka kaluar procesin e Vetingut me sukses dhe është rikonfirmuar në detyrën e saj. Vendimi sapo u dha nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjatës seancës dëgjimore më 30 prill, nuk pati pikëpyetje për pasurinë, figurën dhe aftësitë profesionale të znj. Memçaj, ndaj komisioni i drejtuar nga Alma Faskaj, me relator Roland Ilian dhe anëtare Firdes Shulin e rikonfirmoi në Apelin Tiranë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është organ kushtetues, i përbërë nga 12 komisionerë. Procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kryhet mbi bazën e tre kritereve: vlerësimi i pasurisë,  kontrolli i figurës dhe  vlerësimi i aftësive profesionale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.