Ne jemi arkitektët e mjerimit tonë

Mbi dymije lajke merr ministri që e di e gjithe Shqiperia se ka trafikuar drogë.
Militantët e mbrojne me arsyetimin se ata qe e sulmojne jane gjithashtu plehera, vrases e hajdutë gjithashtu (duke aluduar Meten, Bashen, Berishen & co).
Dil ti dhe thuaju qe e gjithe kjo klase e degjeneruar politike eshte pergjegjese per mjerimin ku jemi zhytur, te lene me gisht ne goje dhe me kallam tek vendi.
Pyetja qe lind natyrshem eshte:
Ne qofte se ti paske interesat e tua dhe une pra kam te miat. Kush do ta beje kete vend?!
A nuk e kuptoni se kjo kultura e fisit, e klanit, e partise, e shoqates, e tufes, eshte shume injorante?!
Ne jetojme dhe shijojme çdo dite dhimbjen qe e gatuajme vete. Ne jemi arkitektet e mjerimit tone.
Ne jemi fatkeqsisht njeri prej popujve me te prapambetur ne bote dhe kete duhet ta pranojme urgjentisht. Ti qe ben si i bukuri shejtan kujdes.
Nuk di vetem ti te shitesh. Nese pjesa me e madhe e anetaresise se Kombit kane vendosur qe kush te jete me i shkatheti ta shese sa te mund kete vend, te degraduarit e races tone do te duhet ta ndajne bashkë çmimin me ju çmimin e te shkretës, ose perndryshe dy duar jane për nje kaptine!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



