E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“The Plaza Tirana” vazhdon të jetë në pronësi të dy kompanive shqiptare “Agna Group” me themelues Vasil Naçin dhe TID me  Behar Malen.
Lajme

“The Plaza Tirana” vazhdon të jetë në pronësi të dy kompanive shqiptare “Agna Group” me themelues Vasil Naçin dhe TID me Behar Malen.

Pasditen e së dielës qarkulloi furishëm në media, lajmi se hoteli me 5 yje në qendër të Tiranës, “The Plaza Tirana” është shitur tek një kompani kineze për shumën e 110 milionë eurove. Departamenti i antikorrupsion në PD, hodhi dyshime se pas kompanisë kineze në te vertete qendron biznesmeni Gaz Demi dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Pra sipas PD, tashmë hotel Plaza është blerë nga vetë Edi Rama.
Përmes një email të dërguar në adresën zyrtare të hotel Plazës, morën përgjigje nga njëri prej dy aksioneve të këtij hoteli.

Në reagimin që mbërriti në redaksinë nga biznesmeni Behar Male, thuhet: “Lidhur me informacionin e shpërndarë në media mbi shitjen e Plazës, sqarojmë se nuk është i vertetë dhe për më tepër nuk jemi kontaktuar nga asnjë kompani kineze”.

Sakaq, z. Male shprehet: “Eshtë e vertetë se në hotelin tonë flenë një numur i konsiderueshëm kinezesh por kjo s’ka lidhje me shitjen e hotelit”.

Sipas tij, shprehje interesi për Plazën ka pasur kryesisht nga kompani amerikane, franceze, etj.
Kësisoj, “The Plaza Tirana” vazhdon të jetë në pronësi të dy kompanive shqiptare “Agna Group” me themelues Vasil Naçin dhe TID me themelues Behar Malen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.