E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkohet kreu i Postës Shqiptare Majlind Lazimi
Lajme

Shkarkohet kreu i Postës Shqiptare Majlind Lazimi

Kush e shkarkoi kreun e Postës Shqiptare? Majlind Lazimi: Ju tregoj bisedën me ministren dhe zv/Kryeministren
Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare Majlind Lazimi ka dalë në një konferencë shtypi për të sqaruar shkarkimin nga detyra me motivacionin se ka shkelur kodin elektoral.

Gjatë fjalës së tij, ai sqaroi se nga detyra mund të shkarkohet vetëm me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Postës Shqiptare dhe një vendim të tillë nuk ka.

Ai bëri me dije se kontaktoi me ministren e Ekonomisë Milva Ekonomi dhe me zv/Kryeministren Ledina Mandija, pasi kjo e fundit drejton Task-Forcës që kontrollon përfshirjen në fushatë të nëpunësve civilë.

“S’ka asnjë vendim nga Këshilli Mbikëqyrës. Është krijuar amulli e panevojshme në media pa asnjë motivacion. Deri në këto momente nuk kam asnjë shkresë zyrtare për motivacionin e lirimit tim. Unë u interesova në telefon me ministren Ekonomi dhe nuk më dha asnjë shpjegim.. Pati ping-pong nga ministrja duke thënë që ka marrë një SMS nga zv/kryeministrja znj.Mandija, të cilën e kontaktova dhe më tha në mënyrë qytetare nuk kam asnjë lidhje në këtë vendimmarrje, thjesht çova informacion për verifikim”, u shpreh drejtori i Postës nga radhët e LSI.

Gjatë shpjegimit, Majlind Lazimi bëri me dije se ka nxjerrë edhe një urdhër për punonjësit e postës, që i ndalon të angazhohen në fushatë elektorale, duke rrëzuar pretendimet se ai ka ushtruar presion ndaj tyre për qëllime partiake.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.