E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetimi/Saimir Tahiri  e kishte kthyer Policinë e Shtetit, në private
Publik News

Hetimi/Saimir Tahiri e kishte kthyer Policinë e Shtetit, në private

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dje në pyetje Orges Liperin, pronarin e ligjshëm të skafit me të cilin ka udhëtuar Tahiri për në Greqi.

Sipas deklaratës së tij, Orges Liperi e ka blerë skafin në Itali, paratë për të cilin nuk dihet se ku janë marrë. Skafi është blerë për llogari të Roni Shqopës, ish-drejtor i shtëpisë së pushimit nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, me qëllim përdorimin e skafit nga ish-ministri Tahiri.

Roni Shqopa ka ndërmjetësuar në blerjen e skafin midis Liperit dhe një shtetasi italian.

Sipas Liperit, faturat e rregullimit të skafit të prishur të ankoruar në Brindizi, Itali me vlerë 30 mijë euro janë paguar nga Boge Budini, ish-drejtor i policisë Kufitare Durrës dhe Roni Shqopa.

Roni Shqota dhe Boge Budini  janë dy punonjës të tjerë policie që i shtohen listës së policëve që i kanë shërbyer ish-ministrit Tahiri dhe bandës së vëllezërve Habilaj.

Po ashtu, sot u bënë publike dhe detaje nga dosja hetimore se si një tjetër polic, Naim Brahimaj, ka punuar për llogari të ish-ministrit Tahiri dhe bandës Habilaj.

Naim Brahimaj dhe Artan Habilaj në gusht 2014, kanë takuar Saimir Tahirin në Greqi dhe kanë marrë skafin e tij të prishur për ta dërguar në Itali. Naim Brahimaj ka qenë ish-shofer dhe komandant skafi pranë repartit “Delta Force”. Aktualisht, ai është inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës.

Në 2017-ën të tjerë drejtues të lartë të policisë u morën në pyetje për veprime ose mosveprime në favor të Habilajve dhe Tahirit.

Kështu në 11 nëntor 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje Edi Merkajn, Drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.

Prokuroria dyshon se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka dekonspiruar aksionin dhe kanë lejuar arratisjen e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.

Në fillim të nëntorit 2017, u shpallën në kërkim nga policia për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj grupi i strukturuar i drejtuar nga Jeard Çelaj, ish-shef i Policisë në Vlorë ku bënin pjesë Alban Çelaj, ish-shefi i Policisë Shkodër; Gjergji Kohila, shef i krimeve Vlorë; Sokol Bode, ish-shef i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Enkeled Greku, ish-drejtor i Postës së Policisë Selenicë.

Deri më tani, nga përgjimet e dosjes Habilaj dhe dëshmitë e personave të përfshirë në hetim në Shqipëri, 11 funksionarë të shtetit ndër to Saimir Tahiri dhe deputetja Elona Gjebrea dhe 9 punonjës të lartë të policisë janë nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sepse me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë lejuar që grupi kriminal Habilaj të funksionojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.