E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagimi:Drejtoreshes se Postës në Berat, Haris Ngjeqari
Uncategorized

Reagimi:Drejtoreshes se Postës në Berat, Haris Ngjeqari

BERAT- “Farsë e iniciuar për përfitim jo ligjor”, kështu e cilëson kallëzimin penal ndaj saj, Drejtoresha e Postës në Berat, Haris Ngjeqari. Në një reagim për “News24”, Ngjeqari mohoi të ketë ushtruar presion mbi punonjësit për të votuar LSI-në, dhe siguron se i është bindur me rigorozitet urdhrit të datës 12 maj për mospërfshirje të punonjësit të administratës në fushatën elektorale.
E bindur se ka zbatuar me rigorozitet ligjin drejtoresha e Postës është e gatshme të përballet me hetimet nga organet kompetente.

Ja reagimi edhe ne FB i drejtoreshes:

-Nepermjet Medias u vura ne dijeni se nga struktura te caktuara shteterore eshte bere kallzim penal ndaj meje.
Lidhur me kete fakt dua te deklaroj para te gjithve edhe te informoj publikun se kallzimi penal ndaj meje pavaresisht se nuk jam njohur me permbajtjen e tij, jam e bindur se permban vetem sajime dhe rrethana te paverteta.
Kjo per faktin se qe nga dita e pare e emerimit ne detyren e Drejtores se Filialit Te Postes Berat dhe deri diten e sotme kam respektuar ne menyre rigoroze cdo kerkese te ligjit.
Eshte zbatuar korrektesisht jo vetem ligji organik qe rregullon veprimtarine e Postes Shqiptare por i gjithe kuadri ligjor qe normon veprimtarine e institucionit qe drejtoj.
Ne vecanti do permendja rregullimet ligjore te Kodit te Punes dhe ne pergjithesi ato ligje dhe akte nenligjore qe disponojne veprimtarine e punedhenesit dhe punemarresve.
Lidhur me keto te fundit dua te deklaroj se eshte kerkuar ne menyre permanente respektimi i ligjeve te siperpermendura dhe nga ana e tyre .
Perpos detyrimeve ligjore te kerkuara per tu zbatuar nga punemarresi ;gjate gjithe ushtrimit te detyres sime si drejtuese e ketij institucioni kam patur ne qender te vemendjes respektimit e te gjitha te drejtave qe ligji i njeh punemarresve ;perfshire ketu te drejtat sindikale ;politike e ne pergjithesi te te drejtave te njeriut te garantuara nga Kushtetuta e Republikes se Shqiperis dhe ne vecanti te Kodit te Punes.
Ne kete terren te respektimit rrigoroz te ligjit nga ana ime kallzimi penal per te cilin u fol ne media nuk mbetet gje tjeter vecse nje mjet per perfitim jo ligjor te atyre qe e kane inciuar kete farse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.