E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha thumbon Ramën: Mjaft fishkëlleve e bëre koncerte me çitjane…
Uncategorized

Basha thumbon Ramën: Mjaft fishkëlleve e bëre koncerte me çitjane…

 

Kreu  i PD-së, Basha ka vijuar takimet elektorale në qytetin e Durrësit.
Në fjalën e tij Basha ka ironizuar Ramën për fushatën që po bën dhe mënyrën sesi vishet kur tha:
‘Ka një javë që bën koncert variete, me batuta, me çitjane. Nuk jep llogari dhe nuk bën bilanc. Ulet mes sheshit, këndon, bërtet, fishkëllen por nuk jep llogari.

A do e durojmë edhe 3 javë me koncertin variete. Është gati të bëjë dhe vertikalen në mes të Durrësit vetëm që të mos ta pyesni ku janë vendet e punës që premtoi, ku janë taksat e ulura. Kjo është arsyeja që nuk pranon as debatin televiziv. Mos harroni 300 mijë vendet e punës që premtoi mos harroni krimin, drogën, pasigurinë. Bëhuni gati t’i jepni forcë bashkimit të gjithë Shqipërisë.

A ua  ka borxh durrsakëve debatin me kryetarin e opozitës, a ua ka borxh qytetarëve. Edi Rama e dëgjon këtë zë por ka frikë të përballet me të vërtetat’, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.