E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kriza italiane – Presidenti asgjëson votën popullore, mandaton kryeministrin pro-evropian
Lajme

Kriza italiane – Presidenti asgjëson votën popullore, mandaton kryeministrin pro-evropian

Dështimi i forcave populiste të Italisë për të formuar qeverinë, pasi presidenti Sergio Mattarella refuzoi të mbështeste propozimin e tyre si minstër Ekonomie një euroskeptik, e ka shtyrë vendin në një krizë politike, me të vetmin rezultat që duket se do të jenë zgjedhjet e parakohëshme.

Megjithatë, duke u kthyer pas te sondazhet, Italia paraqitet me një sërë problematikash, nga trazirat e aleancave të vjetra politike, në mundësinë e vendosjes së një sistemi të ri zgjedhor.

Qeveria Cottarelli – Hapi i parë në këtë proces do të jetë përpjekja e ekonomistit Carlo Cottarelli për të formuar një qeveri të përkohshme.Të hënën, Cottarelli, ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe avokati i deklaruar i masave shtrënguese, pranoi mandatin e presidentit Sergio Mattarella për t’u bërë kryeministër.

Tani ai duhet të zgjedhë me shpejtësi qeverinë e tij para se të konfirmojë pozitën e tij si kryeministër dhe të kërkojë miratimin e parlamentit, që sipas të gjitha gjasave nuk do të vijë.

Kandidati i mandatuar si kryeministër, Cottarelli

Mosbesimi parlamentar – Cottarelli përballet me një betejë të vështirë, pasi shumica në parlament përbëhet nga dy partitë, qeveria e së cilës u ndërpre të dielën, nga partitë anti-establishment, ‘5 Yjet’ dhe ‘Lega’.

Shanset që qeveria Cottarelli të marrë vota nga këto dy parti janë thuajse joekzistente. Pas votimit të pritshëm kundër, qeveria e Cottarellit do të jetë e ngarkuar me menaxhimin e çështjeve aktuale në pritje të zgjedhjeve të reja, data e së cilës do të përcaktohet nga presidenti në marrëveshje me udhëheqësit politikë dhe zëdhënësit e dy dhomave të parlamentit.

Të hënën, Cottarelli tha se zgjedhjet e reja do të mbahen “pas muajit gusht” nëse qeveria e tij nuk do e fitojë votëbesimin dhe në “fillimin e vitit 2019” nëse do e marrë një votë pro.

Krerët e partive që fituan zgjedhjet, Di Maio ‘5 Yjeve’ dhe Salvini i ‘Ligës’

Bilanci i pushtetit – Zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 4 mars u dominuan nga një koalicion i krahut të djathtë që fitoi shumicën e votave, 37 përqind, ndërsa ‘5 Yjet’ u bë partia më e madhe e Italisë me 33 përqind të votave. Koalicioni i qendrës së majtë, i udhëhequr nga Partia Demokratike (PD) doli e treta me vetëm 23 përqind të votave.

Grupi i krahut të djathtë u drejtua fillimisht nga ‘Forza Italia’ e Silvio Berlusconit, por përfundoi në duart e Matteo Salvinit pasi ‘Liga’ e tij e djathtë fitoi 17 përqind të votave, pjesën më të madhe në koalicion. Berluskoni i dha Salvinit mandatin për të negociuar me ‘5 Yjet’, por ish-kryeministri është pro evropian dhe nuk i pëlqen programi i përbashkët i qeverisë së dy partive.

Salvini ka thënë se do e prishë aleancën e tij me Berluskonin nëse ‘Forza Italia’ voton për qeverinë Cottarelli dhe megjithëse zyrtarët e ‘Forza Italias’ njoftuan të hënën se do të votonin kundër, mediat italiane nuk përjashtojnë mundësinë e një “pakti” ndërmjet ‘Ligës’ dhe ‘5 Yjeve’ për zgjedhjet e reja.

Presidenti Mattarella

Sistemi i ri zgjedhor – Ngërçi politik i Italisë është pjesërisht rezultat i sistemit zgjedhor aktual, i cili është i orientuar drejt një votimi proporcional në një vend të ndarë në tre forca politike – e djtahta, anti-establishmenti dhe qendra e majtë.

“Nëse shkojmë në zgjedhje me të njëjtin ligj zgjedhor, do e gjejmë veten me të njëjtat probleme që kemi sot”, tha kryetarja i senatit Maria Elisabetta Alberti Caselatti.

Të hënën Salvini premtoi se do të ulet me kreun e ‘5 Yjeve’, Luigi Di Maio dhe do të diskutojë mbi një sistem të ri zgjedhor.

“E vetmja gjë që është e sigurt tani është se ka një shumicë në parlament që mund të propozojë dhe miratojë ligje dhe gjëja e parë që ne do të bëjmë është të fillojmë një diskutim mbi një ligj të ri zgjedhor”, tha ai.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Breibart

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.