Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka vendosur të dhurojë pagën e tij prej deputeti gjatë gjithë kohës që do jetë deputet i Kuvendit për 6 vajzat nga Kukësi të cilat kanë mbetur pa prindër pas vdekjes së tyre.
Ai e bëri deklaratën live gjatë emisionit ‘Opinion’, pas transmetimit të videos së 6 vajzave nga Kukësi të mbetura jetime.
Bëhet fjalë për 6 vajzat e familjes Poçi në Kukës, Besartës, Fatimes, Anjezës, Dorianës, Dashmires, Dorentinës, që pasi humbën babain para 6 vitesh, kanë humbur edhe nënën para pak kohësh duke mbetur të vetme në fshatin e tyre.
Rasti i tyre u transmetua në fillim dhe në fund të emisionit ‘Opinion’.



