E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama dhe Veliaj përurojnë Parkun Olimpik
Uncategorized

Rama dhe Veliaj përurojnë Parkun Olimpik

Nga një ngrehinë e rrënuar deri në 2013, ish Kompleksi Sportiv Dinamo është transformuar tashmë në një kompleks modern që do të mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë.

Përmes një ceremonie të veçantë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përuruan sot Parkun e Ri Olimpik duke zbuluar në mënyrë simbolike tabelën emërtuese të sallës moderne të Lojërave me Dorë “Feti Borova”.

Kryeministri Rama falënderoi të gjithë ata që kanë punuar për këtë projekt për ngritjen e një kompleksi modern, ndërsa garantoi se ambicia do të vijojë edhe më tej për ta transformuar këtë zonë në një hapësirë për të gjithë grupmoshat. “Me pak fjalë dua vetëm të them që kjo sallë si dhe godina ngjitur me sallën moderne, më në fund për ngritjen e peshave dhe të gjithë talentet e peshëngritjes, sallën e mundjes, me zyrat për të gjitha federatat e shumësportshit janë vetëm pjesë e projektit që do të zhvillohet më tutje me pishinën e mbyllur olimpike, me fushat e hapura të basketbollit, volejbollit, tenisit dhe futbollit, me godinën e re të Federatës Shqiptare të Futbollit, me pistën olimpike të atletikës dhe si pjesë integrale të parkut të liqenit ku së shpejti do filloj puna për Kopshtin e ri Zoologjik këtu pranë. Ambicia është për ta transformuar të gjithë këtë zonë në një ishull të gjelbër dhe sportiv për të gjitha moshat ku më të moshuarit të kenë pjesën e tyre, fëmijët pjesën e tyre, të rejat dhe të rinjtë pjesën e tyre, sportistët dhe dashamirësit e sportit pjesën e tyre”, tha Rama.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi kryeministrin Edi Rama për mbështetjen që i ka dhënë jo vetëm sportit, por dhe transformimit të Tiranës në një qytet modern. Veliaj kërkoi që më 25 qershor, shqiptarët të mbështesin Edi Ramën për një mandat të dytë për të vijuar me investimet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. “Një njeri i cili ka dhënë për sportin, po jep akoma më shumë në krye të qeverisjes shqiptare, një njeri që ndihmoi që Tirana të shkojë në drejtimin e duhur që të shkojë si një qytet modern e të zhvillohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.