Ngjarja ka ndodhur kete mesdite dhe alarmi eshte dhene nga shoket e te riut, nje djale rreth 22-vjec nga Tirana, qe kishte shkuar se bashku me nje grup shokesh per plazh.
Shoket kane dhene alarmin ne polici, por ende policia nuk ka mundur dot ta gjeje.
Informacion paraprak
1-Më datë 02.06.2018, rreth orës 12:15, në Gjirin e Lalëzit, është mbytur në det shtetasi E. S. 22 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.



