E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arratis/Vritet nga policia 38-vjeçari shqiptar
Lajme

U arratis/Vritet nga policia 38-vjeçari shqiptar

Ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje

Një i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, në përpjekje për t’iu shmangur policisë, ka mbetur i vrarë në Tetovë. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin Jeton Rexhepi, i dënuar më parë për vrasje.

I arratisur shumë vite më parë nga burgu, policia ka tentuar ta arrestojë. Kjo ishte tentativa e katërt e policisë për ndalimin e tij, por Rexhepi është kundërpërgjigjur me armë zjarri. Burimet e para nga terreni flasin se Rexhepi ka qenë i armatosur dhe ka hapur zjarr drejt forcave speciale që kishin shkuar për ta arrestuar në orët e para të mëngjesit.

Policia kishte tentuar ta ndalonte edhe në vitin 2012, në 2014 si dhe në 2016 por i dënuari i arratisur nga burgu i Shtipit ia kishte dalë t’i arratisej policisë. Të dhënat jo zyrtare flasin se Rexhepi akuzohej gjithashtu edhe për një rrëmbim, gjatë viteve të tij të arratisë./INA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.