E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pse kryqi mbi fletëvotim do përfaqësim politik.
Sot

Pse kryqi mbi fletëvotim do përfaqësim politik.

Armir Shkurti

Prej ditësh po qarkullon fuqishëm në opinion ideja e një kryqi a shenje tjetër mbi fletëvotim që do ta bënte këtë të fundit të pavlefshme.

PSE KJO IDE E “KRYQIT”?

Në çdo fushatë në fakt ka patur të pakënaqur me sistemin dhe të papërfaqësuar nga partitë e kjo politikë që kanë shkuar, kanë marrë fletën , i kanë vendosur një kryq a sharje dhe e kanë hedhur në kuti, ashtu, për të shprehur heshturaz mllefin. Kjo votë është lexuar si e pavlefshme, pa komente të mëtejshme.

Sot ky zemërim, nëdaç recoltë, vjen nga shumë individë dhe aktorë socialë a persona publikë që e kërkojnë si reagim qytetar votën kundër sistem sepse…

SEPSE TANI TË GJTIHË JANË BASHKË, ME MARRËVESHJE.

Kriza që u sajua dhe pastaj u zgjidh në bashkëpunim nga Basha e Rama, me kontribut të Metës dhe Berishës, përqëndroi pushtetin në pak duar dhe nxorri jashtë skene shumicën e partive të tjera në vend. Diku emocional, diku intuitiv e diku racional, por reagimi masiv ka një burim: frikën nga përqëndrimi i pushtetit në pak duar dhe tretja e opozitarizmit.

Tani të gjithë derrat janë brenda të njejtit thark. Edhe “të vegjlit” aty vèrtiten, për ndonjë kockë. Ajo që është boshatisur është vatha e opozitës.

PRANDAJ OPOZITA E RE DUHET KONFIRMUAR ME KRYQIN MBI FLETËVOTIM!

Të gjitha partitë dhe aq më fort militantët, janë kundër. Tani të nxjerrin sytë për çdo votë, duke qenë se përjetojnë ekstazën e ëndrrave me karrige pushteti, vende pune e ndere prej partisë.

Që njëri prej nesh që mendon si mësipër, të zgjohet të dielën e datës 25, të lahet e të rruhet, të vishet bukur e të shkojë tek qendra e votimit, të mbajë rradhë për të marrë fletën, për t’i vënë kryq…duhet inat shumë i madh ose ndërgjegjje civile shumë e lartë. Por…

NËSE KËTË KAUZË E MERR PÈRSIPËR NJË FORCË POLITIKE, AJO KTHEHET NË LËVIZJE TË SUKSESSHME POLITIKE.

Kaq duhet! Një a disa forca politike të bashkuara pèr t’i i vënë kryq politikës së korruptuar të tranzicionit, motivojnë! Nëse secili prej nesh e di se ai kryqi mbi votë, jo vetëm do të numërohet, por edhe do të ketë vlerë politike më pas, shkon me qejf.

Ndaj, përveç frymës qytetare të krijuar për JO!-në, është doemosdoshmëri o krijimi urgjent i një lëvizjeje politike për ta përfaqësuar, ose një nga partitë jashtë tharkut ta marrë seriozisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.