E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai vrau nënën e gjashtë fëmijëve
Publik News

Babai vrau nënën e gjashtë fëmijëve

Apeli drithërues i fëmijëve: Ishte bota për ne, na ndihmoni ta bëjmë krenare

Apel qe te mbush ne lot ai i femijeve te Adriana Shahollit, e cila nderroi jete në moshën 40 vjecare, e vrare barbarisht nga bashkeshorti i saj, babai i gjashte femijeve, i cili ne sherr e siper i perplasi koken 6 here ne dysheme. 

“Fundjava Ndryshe” ka qenë në shtëpinë e tyre në Durrës, pasi po mbledh donacione për ti ndihmuar, duke sjelle edhe rrefimin e vajzes se madhe dhe djalit.

“Gjithçka është krejt ndryshe nga më përpara. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne. Ka qenë bota për ne. Edhe buken qe e hante na priste ne, nuk e hante pa ne. Ka qenë mbështetja jonë më e madhe. Më mungon jashtë mase, ishte motra ime, bota ime, atje hapesha per gjithcka, Kisha shume endrra, te punoja, te dilja jashte, te sillja te ardhura, por tani endrra ime me e madhe eshte qe motrat, vellai te ecim perpara, tja dalin mbane, per vete, gjithcka me duket e kote. Mungon kreu i shtëpisë. Mungon mamaja jonë. Tani jam unë e vëllai që do mbajmë 4 më të vegjlit. Duam ndihmë t’ia dalim mbanë. Dua të ndjek rrugën e asaj, rrugën e mamit. Ajo ka vuajtur jashtë mase. Ajo na la, vdiq vetëm për ne.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.