E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sampaoli merr mbi vete përgjegjësitë: Fajtor jam unë! Nuk ndjej turp, por…
Sport

Sampaoli merr mbi vete përgjegjësitë: Fajtor jam unë! Nuk ndjej turp, por…

Trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli, mori mbi vete të gjithë përgjegjësinë për këtë dështim në Rusi, dhe tha se ndjen dhimbje për popullin e Argjentinës.

sampaoli6“Për këtë ndeshje plani nuk funksionoi, por tani duhet të presim një shans minimal për të qëndruar e për të luftuar. Nuk kam ndjesi turpi, por ndjej dhimbje për këtë humbje dhe për njerëzit argjentinas. Përgjegjësia është e gjitha e imja. Nuk duhet të kapemi pas situatave të lojtarëve në fushë. Është përgjegjësi e trajnerit. Fakti që nuk patëm fat për golin e parë na uli psikologjikisht dhe pastaj nuk kishim çfarë të bënim më” – deklaroi Sampaoli në fund të ndeshjes.

Edhe tifozi më i çmendur nuk mund ta kishte parashikuar këtë fitore të pabesueshme të Kroacisë përballë Argjentinës së Lionel Messit.

Ballkanasit kanë fituar me rezultatin 3-0 përballë Argjentinës së Lionel Messit që gjatë gjithë 90 minutave ishte në hije totale.

Golin e parë e shënoi Ante Rebic pas një gafe të portierit të Argjentinës, ndërsa në minutën e 80’ Modric nxori nga repertori një “perlë” të vërtetë.

Për të hipotekuar fitoren mendoi Rakitic i cili shënoi në minutën e 91’.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” i duhej për tu kthyer shpesh herë deri në mesfushë për të organizuar sulmin me ekipin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.