14 unaza martese në 20 vite, Victoria Beckham feston përvjetorin me shpenzime marramendëse
Ajo ka 20 vite që është martuar me yllin e futbollit David Beckham, por kjo nuk e pengon që të ketë unazë martese thuajse çdo vit.
Bëhet fjalë për Victoria Beckham e cila mori në vitin 1998 një propozim me unazë diamanti e cila kushtonte plot 65 mijë paund.
Mirëpo bashkë me vitet ajo ka ndërruar edhe unazat, që të gjitha me prerje, gurë të çmuar dhe vlera të ndryshme.
Fashionistja e famshme i ndërron unazat sikurse rrobat e saj.
Ajo e ka ndërruar unazën plot 14 herë në 20 vite duke arritur kështu një vlerë totale prej 8.9 milionë paund.
Ato kanë qenë të gjitha të bukura e të kushtueshme, me smerald, rubin, zafir e diamant.
Javën e shkuar në Paris, Victoria tregonte me krenari unazën më të fundit të martesës, platin me një diamant gjigand të verdhë, plot 120 mijë paund.
Unaza e saj e fundit ka edhe një tjetër kuptim: për çiftin Beckham nuk ka divorc, përveçse një feste gjigande për 20 vjet martesë.
Martesa e tyre e ka kaluar me sukses testin e kohës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



