“Pse nuk reagon Berisha”, Maks Velo u kërkon llogari deputetëve të PD: Ku është fondi grek?
Arkitekti Maks Velo ka marrë pjesë sot në takimin që zhvillohet çdo ditë nga artistët që janë për mbrojtjen e godinës së Teatrit, duke deklaruar edhe njëherë qëndrimin e tij kundër projekit të ri.
Velo në fjalën e tij u ka kërkuar llogari deputetëve të PD, se ku shkoi fondi nga Greqi që është marrë në kohën që ata kanë qenë në pushtet.
Pjesë nga deklarata e Maks Velo
Unë jam shumë i pakënaqur nga deputetët e PD-së. Unë kam qenë i burgosur politik dhe sigurisht që isha me PD-në. PD-ja po të kish dashur e kish bërë Teatrin.
Se ju bëni këtë xhirim, kushdo që vjen, shan atë që ka kaluar dhe veprimet që bën. Dhe nuk jep asnjë llogari për atë që ka bërë vetë.
Në kohën tuaj ka ardhur një fond nga Greqia për Teatrin. Ku është ai fond? Berisha ka interes për këtë veprim, pse nuk ka reaguar asnjëherë.
Teatri ka qenë gjithmonë një qendër e sigurimit, kanë qenë të dyja klasat. Teatri i Ri është një teatër në ajër, është një teatër urë është i vetmi në botë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



