Brazili kalon në çerekfinale
Brazili mposhti Meksikën me rezultatin 2-0 në takimin e vlefshëm për 1/8-at e Kupës së Botës. Golat e Nejmar dhe Firminjo i siguruan kualifikimin skuadrës “seleçao” e cila e sheh vetën në çerekfinale.

Në sfidën e sotme, Brazili erdhi me krahët e mbrojtes të arnuara, pasi Marselo dhe Danilo nuk janë gati, për shkak të dëmtimeve. Vendin e zunë Fagner me Felipe Luiz.

Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Skuadra e Tites shfaqet më kërkuese dhe mbetet favorite për ta fituar sfidën
LIVE| BRAZIL-MEKSIKË 2-0
Nejmar 51′ , Firminjo 88′
Brazili: Alison, Tiago Silva, Miranda, Fagner, Felipe Luiz, Kasemiro, Paulinjo, Uilliam, Kutinjo (Firminjo 86′), Nejmar, Gabriel Zhezhus. Trajner: Tite
Meksika: Oçoa, Gallardo, Salsedo, Ajala, Alvarez, Guardado, Markuez, Herrera, Lozano, Vela, Çiçarito. Trajner: Osorio.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



