E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BLINDOHET SHKODRA/ Zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi
Lajme

BLINDOHET SHKODRA/ Zhvillohet sot mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi

Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.

Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive sipas burimeve është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.

Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës.

Takimi dy palesh do të nisë me ekzekutimin e hymneve kombëtare në pedonalen “Kole Idromeno”, më pas bëhet parakalimi në këmbe deri tek Muzeu Marubi ku do të mbahet edhe mbledhja.

Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nenshkruhen marreveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndersa ne oren 12.00 është forumi i biznesit Shqipëri – Mal i Zi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.