E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Paralajmërimi i Bashës: Sot do bëjmë atë që na takon, përballje deri në fitore
Politikë

Paralajmërimi i Bashës: Sot do bëjmë atë që na takon, përballje deri në fitore

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka kujtuar edhe njëherë takimin që zhvilloi dje me një grup të rinjsh, në kuadër të 2 korrikut të 1990-ës, datën në të cilën 28 vite më parë, ku qytetarë të Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundit e regjimit diktatorial.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha dha një mesazh të fortë, ndërsa shtoi se me atë kurajo do të përballen edhe sot për fitore.

“Bashkë me qindra të rinj kujtuam kurajon e mijëra të rinjve 28 vite më parë, kur gjithçka ishte në dorën e diktaturës.
Të frymëzuar nga kurajoja e tyre, do bëjmë sot atë që na takon: Përballje, deri në fitoren e demokracisë, e shtetit të së drejtës!”, shkruan Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.