Kriza/ Kompania e njohur e celularëve, po tërhiqet nga tregu
Gjithmonë e më e vështirë po bëhet mbijetesa në tregun e celularëve smartfonë për kompani të ndryshme, për shkak të zhvillimeve galopante teknologjike dhe konkurrencës së madhe mes prodhuesve të ndryshëm.
Këtë herë është kompania japoneze Sony Mobile ajo që po merr parasysh faktin e tërheqjes nga shumë tregje, për të zvogëluar humbjet.
Kompania, sipas raporteve, do të marrë këtë vendim në tetor. Edhe pse telefonat e Sony nuk kanë më praninë masive si më parë, kompania ende ka një numër të madh të tifozëve, të cilët janë duke pritur për të blerë telefona të ri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



