E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tallja e BBC-së me Ramën,  Paloka: Nuk duhet te  merremi me fytyrën prej idioti dhe atletet e kryeministrit
Politikë

Tallja e BBC-së me Ramën, Paloka: Nuk duhet te merremi me fytyrën prej idioti dhe atletet e kryeministrit

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar ashpër në drejtim të kryeministrit Rama, pas videos së publikuar nga BBC, e cila tallej me atletet e tij.

Paloka thotë se Rama pikërisht këtë do, që ne të merremi me hallatet e tij, dhe të mos i kërkojmë llogari për mungesën e transparencës.

Reagimi i Palokës:

Kur BBC tallet me kryeministrin e Shqiperise , sigurisht nuk eshte momenti te brohorasesh “O sa mire me qen shqiptar”. Por qe ne vazhdojme dhe merremi me atletet e Rames, kjo eshte tallje qe i bejme vetes.

Ai eshte gati te dal dhe lakuriq qe shqiptaret te merren me hallatet e tij e jo me te zezat qe ju ben prej 20 vjetesh qe eshte me pushtet.

Ne mungese te plote transparence, nuk jepet asnje informacion zyrtar per marreveshjen qe ka bere me Tsipras, nderkohe qe burimet e tjera japin lajme tronditese per akte qe nuk mund te quhen ndryshe pervecse tradheti kombetare. Po ne merremi me atletet dhe fytyren prej idioti qe i nxjerr BBC…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.