E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndihmonin të huajt të kalonin ilegalisht kufirin, pranga dy personave në Lezhë
Uncategorized

Ndihmonin të huajt të kalonin ilegalisht kufirin, pranga dy personave në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar paraditen e sotme, dy persona që jepnin ndihmë për kalim ilegal të kufirit.

Të arrestuarit janë Besnik Gjoka 46 vjeç banues në Shëngjin dhe Valntino Doci 48 vjeç banues në Pukë.

Sipas policisë këta shtetas ndihmuan të kalonin kufirin ilegalisht 7 shtetas të huaj.

Specialistët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit Besnik Gjoka, 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin dhe Valentino Ndoci, 48 vjeç, banues në Pukë.

Këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin, tu japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Materialet proçedurale në ngarkim të B.Gjokes dhe V.Ndocit, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit ” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 298/2 – 25 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.