“Vjedhje 100 mln lekë në bashkinë e Erjon Veliajt”/ Reagon Bashkia Tiranë: Ja e vërteta…
Bashkia e Tiranës ka reaguar duke i cilësuar si të pavërteta deklaratat e bëra nga zëdhënësja e PD-së në lidhje me dhënien e një tenderi një kompanie me detyrime tatimore të papaguara.
Bashkia e Tiranës sqaron se kur është bërë tenderi të cilit i referohet Partia Demokratike në deklaratën e saj, kompania në fjalë ka rezultuar pa detyrime në tatime.
“Sipas këtij institucioni këtë e vërteton edhe vërtetimi që kjo kompani ka dorëzuar së bashku me dokumentet”, thuhet në reagimin e Bashkisë, që prezanton dhe dokumentin në fjalë.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ina Zhupa deklaroi nga selia blu se, kompania që është nën sekuestro dhe nuk paguan tatimet, është shpallur nga Bashkia e Tiranës fituese e tenderit 100 milionë lekë, për veshjet e policëve bashkiakë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



