E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i  Gjerman Frei: Kushtet e kërkuara do plotësohen brenda vitit nëse doni negociata…
Publik News

Deputeti i Gjerman Frei: Kushtet e kërkuara do plotësohen brenda vitit nëse doni negociata…

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Thorsten Frei,  përcakton dhe jep kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria, në mënyrë që të marrë një datë të saktë të hapjes së negociatave, në një intervistë  për gazetën “Shekulli”.Gjermania është një nga aktorët kyç, të Bashkimit Evropian dhe ka një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në Gjermani funksionon edhe një zyrë e posaçme, e cila merret me analizimin e situatës dhe progresit të bërë nga Shqipëria.

Në qershor, Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian vendosi një afat kohor prej një viti për Shqipërinë, por me kusht që ajo të zbatojë të gjitha reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Ndër kushtet e kërkuara në mënyrë të përsëritur nga Bundestagu gjerman dhe për të cilin ka edhe një afat kohor është ai i Reformës Zgjedhore, e cila sipas deputetit Frei duhet që të jetë gati, që për zgjedhjet lokale të vitit që vjen.

“Pavarësisht progresit Shqipëria megjithatë ka edhe shumë deficite, të cilat na pengon për të filluar negociatat, deri sa të përmbushen dy kushte bazë. E para, përfundimi i vettigut për 57 gjyqtarët e lartë dhe prokurorët. E dyta, përfundimi i reformës elektorale. Për ta thënë me pak fjalë: Konferenca e parë që do të mbahet dhe e cila, do të shqyrtojë procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë, nuk do të përfundojë me sukses, nëse zgjedhjet lokale të viti që vijnë, nuk mbahen me kodin e ri elektoral. Kjo është një e vërtet e madhe dhe ne nuk pranojmë diskutime. Koha mund të jetë e shkurtër. Për këtë arsye duhet të lini mënjanë pushimet dhe konfliktet e brendshme. Megjithatë, dëshira e qeverisë për të filluar negociatat është e madhe, por kjo nuk mjafton. Në lidhje me ndonjë datë të përcaktuar për fillimin e negociatave, vetëm ritmi dhe progresi i reformave, janë ato të cilat do të merren parasysh dhe do të ndikojnë për këtë gjë”, thotë Frei mes të tjerave në këtë intervistë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.