FURNIZONTE VRASËSIT DHE KRIMINELËT/ Kush është 65 vjeçari RAMAZAN ALLA. I dha ryshfet policit kur…
Dalin në dritë detaje të reja në lidhje me operacionin ‘Baza’ që bëri të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e nje arsenali të vërtete armesh nga policet e komisariatit Nr.6 në Tiranë.
Personi i arrestuar në flagrancë në këtë operacion është Ramazan Alla 64 vjec.
Në vitin 2012 ai ishte kapur nga forcat e rendit sërish për armëmbajtje pa leje.
Në atë kohë ai i dha ryshfet një shefi krimesh në policinë e Tiranës për ti shpëtuar prangave e për këtë efektivi i policisë u arrestua.
Ndërkohe për momentin policia nuk bën të ditura detaj të tjera në lidhje me operacionin e fundit këtë të premte ndërsa mësohet se i arrestuari po merret në pyetje lidhur me klientelën e armëve pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje të rënda.
Ramazan Alla e kishte përshtatur banesën e tij si magazinë për 3 automatik, 3 snajpera, 3 armë sportive si dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme, silenciatorë dhe pjesë armësh zjarri.
VIDEO
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2232657787020580/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



