E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Humbi jetën se nuk mundi të paguante dritat
Lajme

FOTO/ Humbi jetën se nuk mundi të paguante dritat

Një tjetër rast i dhimbshëm, ku varfëria “vret”. Është regjistruar në Shkodër.

Ditën e enjte, Rrok Bregu, babai i 8 fëmijëve, u ngjit në shtyllë, në fshatin Bardhaj, për të rilidhur energjinë elektrike por ra në kontakt me rrymën dhe humbi jetën. Prej 4 ditësh, OSHEE i kishte ndërprerë dritat për shkak se rezultonte debitor dhe nuk kishte para për të paguar faturat.

Apeli i tij që elektercistët t’i rilidhnin dritat ra në vesh të shurdhër ndaj pas 4 ditësh në errësirë, tentoi që të rikthente energjinë vetë por humbi jetën.

Të afërmit tregojnë se 10 anëtarët e familjes jetonin vetëm me ndihmën ekonomike dhe nga kisha, e cila i ka ndërtuar shtëpinë.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 02. 08. 2018, në fshatin Bardhaj, pranë banesës, nga pakujdesia ka rënë nën tensionin e energjisë elektrik dhe ka gjetur vdekjen shtetasi F. B., vjeç 51. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.